Janë helmuar në Shëngjin 9 persona, shtetas kosovarë. 

Bëhet me dije nga burimet për mediat se personat e helmuar janë dërguar në spitalin e Lezhës, teksa paraprakisht mësohet se janë helmuar nga një material kimik. 

Në vendin e ngjarjes janë aktualisht policia dhe autoritete nga AKU, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e shkaqeve.