Një shqiptar ka humbur jetën në Gjermani, pasi është ekzekutuar me armë zjarri.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Krefeld në veriperëndim të Dyseldorfit, të hënën në mbrëmje.

Sipas informacionit të BILD, një çiklist në pjesën jugore të qytetit në Garnstrabe u godit nga disa të shtëna pak para orës 20:00. Shqiptari që sipas policisë gjermane rezulton me precedentë u rrëzua i vdekur në mes të rrugës. Autori ose autorët mësohet se e kanë qëlluar në pjesën e pasme të kokës nga një distancë e shkurtër. Duket si një ekzekutim i plotë, teksa më pas sulmuesi u largua.

“Ka ndodhur një vrasje”, ka konfirmuar deri tani një zëdhënës i policisë.

Nuk ka detaje të mëtejshme për faktin në rrugën realisht të qetë dhe të ngushtë të banimit. Më pas policia ka rrethuar vendin e krimit.

Gjatë natës ai është matur gjerësisht me një skaner 3D, po vijojnë kërkimet për autorin ose autorët e arratisur. Deri më tani nuk ka asnjë arrestim.