Një automjet në lëvizje është përfshirë ditën e sotme nga flakët në autostradën Tiranë-Durrës.
Mësohet se makian drejtohej nga shtetasja A.D, e cila fatmirësisht ka shpëtuar pa dëmtime, teksa automjeti është djegur plotësisht.
Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.