Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier ditën e ostme, teksa një 55-vjeçar ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Darzezës, ku sipas policisë paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e infarktit. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak Rreth orës 13:10, në plazhin e Darëzezës, ka ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit, shtetasi A. S., 55 vjeç, banues në Fier. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.