Një 55-vjeçar ka ndërruar tragjikisht jetën në Bulqizë, pasi u përplas nga një kamionçinë me gurë teksa ndodhej në oborrin e shtëpisë.

Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur  automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e  Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.