Një aksident ka ndodhur pasditën e sotme në hyrje të Divjakës ku një motor është perplasur me një automjet tip “Audi”.
Si pasojë e përplasjes, i plagosur ka mbetur drejtuesi i motomjetit, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Lushnjës.
Atje po merr mjekimin e nevojshëm nga bluzat e bardha, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.