Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Durrës, ku një 33-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas policisë, i riu me iniciale F.D. është vetëvrarë me armë zjarri. Rrethanat janë ende të paqarta teksa policia po punon për zbardhjen e shkaqeve që çuan të riun të ndërmerrte një akt të tillë. Mësohet se viktima ishte i divorcuar dhe me bashkësbaba i dy fëmijëve.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:35, në lagjen nr. 5, dyshohet se është vetëvrarë, me armë zjarri, në banesën e tij, shtetasi F. D., 33 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.