Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Breshia të Italisë, ku një 15-vjeçar me orgjinë shqiptare është përplasur për vdekje nga treni.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, teksa i mituri ishte në tentativë për të kaluar shinat, por nuk ia doli.

Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në sy të bashkëmoshatarëve të tij, të cilit u tmerruan.

Gjithashtu mediat vendase raportojnë se policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.