Një aksident tragjik është raportuar në Itali, ku një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën via Banfi, në Imola, Bolonja. Mediat italiane shkruajnë 24-vjeçari shqiptar ishte pasagjer në automjetin ‘Mercedes CLK’, bashkë me 3 të rinj të tjerë.
Në makinë ka qenë dhe një 23-vjeçar shqiptar, i cili ka mbetur i plagosur pas aksidentit. Drejtuesi i automjetit ishte një 19-vjeçar me origjinë rumune, i cili humbi kontrollin e automjetit dhe më pas ka dalë nga rruga është përplasur me një pemë. 19-vjeçari si pasojë e përplasjes gjithashtu ka mbetur i plagosur.