Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kuçovë, ku një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një makinë. Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit, pranë parkut të ri të qytetit.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur pasi fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti. I mituri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ndërsa shoferi është arrestuar.
Nuk dihet edne gjendja e 10-vjeçarit.