Një makinë ka shpërthyer në Laç, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 42-vjeçar.

Ai është dërguar në spitalin e djegieve pas plagëve të marra.

Mjeti ka shpërthyer në flakë nga rrjedhja e gazit. Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje.

“Në Sanxhak, si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë në ecje automjeti tip Ford Focus, me drejtues shtetasin A. L. i cili për pasojë ka marrë lëndime fizike dhe është transportuar në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin  policisë.