Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Një makinë është përplasur me një motor, e si pasojë ka mbetur i vdekur një 28-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lushnjë dhe bëhet e ditur se viktima është Sherif Metushi.

Policia ka bërë të ditur se aksidenti i rëndë ka ndodhur rreth orës 04:10, në fshatin Ngurrëz.

Nga informacionet paraprake mësohet se automjeti me drejtues shtetasin A. Sh., 32 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Sherif Metushi, 28 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë 28-vjecari. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.