Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën industriale në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se një automjet ka përplasur një person që po lëvizte me biçikletë dhe është nga vendi i ngjarjes.
Personi i dëmtuar është në gjendje të rëndë, ndërsa është transportuar drejt spitalit për mjekim. Policia po punon për identifikimin e mjetit të përfshirë në aksident si edhe për rrethanat e ngjarjes.