Një punëtor ndërtimi ka ndërruar jetën ditën e sotme pasi ka rënë nga skela e një pallati në ndërtim, në Shëngjin.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në zonën e Kunes në Shëngjin.

Ai është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Ndërkohë nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, dhe as identiteti i personit që ka ndërruar jetë.