Një konflikt i çastit ka degraduar në dhunë fizime gjatë mbrëmjes së djeshme, mes disa të rinjve në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.

Si pasojë e këtij konflikti ka mbetur i lënduar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk dihet ende gjendja e të miturit, teksa grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.08.2023, rreth orës 21:15, në Ali Demi, gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po kalon në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.