Një shqiptar në Angli është burgosur sot për shtatë vjet, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze, të cilën e kishte ftuar më herët në shtinë e tij.
Mësohet se 29-vjeçari Klodian Samurri e njohu të renë në një restorant dhe më pas e ftoi në shtëpinë e tij. Vajza tha se kishte qenë në bar me disa miqtë e saj në zonën Holloway, natën kur u njoh me Samurrin dhe miqtë e tij. Ata u ftuan të gjithë së bashku në shtëpinë e saj, ku ndodheshin dhe shoqet e vajzës.
Pasi kishin konsumuar alkool, vajza nuk ishte ndjerë mirë dhe kishte vendosur të shtrihej në dhomën e saj, teksa të tjerët festonin. Megjithatëm, sipas shoqeve të vajzës Samurri kishte shkuar në dhomën e saj me pretendimin për të parë nëse ishte mirë.
Ndërkohë, sipas vajzës kur ajo u zgjua, Samurri ishte duke kryer marrëshënie seksuale me të, dhe edhe pse iu tha të ndalonte ai vazdoi.
Samurri vijon t’i mohojë akuzat për përdhunim, duke thënë se dhe vajza donte.