Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme, në një lokal.

Sipas burimeve paraprake bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos” në Tiranë.

Mediat bëjnë me dije se në spitalin e Traumës kanë mbërritur 3 persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë.

Mes të plagosurve është edhe një fëmijë.