Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë ushtruar kontrolle në shtëpinë e Ervis Martinaj në Fushë Kuqe të Kurbinit.
Teksa më herët FNSH dhe RENEAT kanë zhvilluar kontrolle dhe në Elbasan dhe Vlorë, mëngjesin e sotëm për shkak të hetimeve që po zhvillohen për fatin e “mbretit të lojërave të fatit”.
Banesa Martinajt i ngjan më shumë një fortese të sigurisë së lartë, pasi rrethohet nga një mur i lartë, nërsa tk pporta e banesës vihen re kamera të mëdha që në treg kushtojnë një sasi të konsiderueshme parash.
Duket se Ervis Martinaj kujdes dhe i ruhej ndonjë ngjarje të mundshme që para se ai të shpallej në kërkim.
Vis Martinaj është shpallur në kërkim pas arrestimit të Nuredin Dumanit, i cili u rrëfye duke thënë se Martianj e ka paguar 500 mijë euro për të vrarë Endrit Doklen.
Pas kësaj periudhe Ervis Martinaj jetonte në arrati, ndërsa ruante komunikimet me familjarët e tij. Pro këto komunikime u ndërprenë në fillimi të gushtit, kur Ervis Martinaj nuk u bë më i gjallë dhe fati i tij vijon të jetë një mister i madh për drejtësinë shqiptare.
Ishin familjarët e Ervis Martinajt ata të cilët kanë kallëzuar në policinë e Kurbinit se kanë humbur çdo kontakt me djalin e familjes. Që prej 11 gushtit, asgjë nuk dihet për Ervis Martinajn.
Hera e fundit që ai u pa gjallë, është pikërisht në këtë datë, ku ai është filmuar në Durrës pranë një hoteli dhe më pas në Tiranë tek zona e “Zogut të Zi”. Thuhet se Ervis Martinaj ka humbur gjurmët në rrugën në drejtim të Shijakut, ku dyshohet se u shit nga një grup tek kundërshtarët, pasi ai po kërkonte të lidhte aleanca të reja, që pas vrasjes së kushëririt të tij në Fushë Krujë Brilant Martinajt.