Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në Open iu përgjigj ftesave të vazhdueshme të Presidentit Ilir Meta për debat televiziv.
I pyetur nga moderatorja Eni Vasili për deklaratat e tij të ashpra ndaj ambasadores Yuri Kim, Rama tha se Presidenti është bërë turpi i çdo familje që ka fëmijë.
“Ça është ky mër, ça është ky, ka dalë si ata të marrët e lagjes që i bërtasin të gjithëve në hajdeni poshtë, ky është turpi i çdo familje që ka fëmijë, e që duhet t’i edukojë. Një i dehur që thotë hajde këtu, hajde aty, ore po ç’është ky hall i madh, merremi në 2021 me këtë dordolec,” tha Rama.