Një grua ka ndërruar jetë në Fier pasi është goditur nga dashi. Sipas informacioneve të para zyrtare nga Policia e Shtetit. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar. 

Njoftimi i Policisë:

FIER

Një grua ka ndërruar jetë në Fier pasi është goditur nga dashi.

Sipas informacioneve zyrtare, në datë 11.01.2023, rreth orës 15:30, në fshatin Lalar, ka ndërruar jetë shtetasja F. V., 64 vjeçe, e cila është goditur nga një bagëti e imët (dash).

Mësohet se gruaja ka qenë duke kullotur tufën e dhenve, kur ka ndodhur dhe incidenti i pazakontë fatal që i ka marrë jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.