Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Itali.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një 24-vjeçare shqiptare ka humbr jetën tragjikisht teksa ishte duke ikur për në punë.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në zonën San Martinos në San Biagio.

E reja shqiptare, Blerina Kryeziu ishte duke ecur përgjatë rrugës, momentin kur edhe ndodhi ngjarja, ishte duke shkuar në punë, pasi punonte në një restorant.

Pas përplasjes e reja shqiptare u dërgua menjëherë në spital. Fatkeqësisht pas tri ditësh terapi intensive, e reja nuk ka mundur të mbijetojë.