Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, do të garojë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit. Në këto zgjedhje, ajo do të garojë për Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.
Kështu, ky rikthim në politikë, e gjen atë në garë përballë Erion Veliajt, Belind Këlliçit dhe Roland Bejkos.
Garimin për Tiranën, ajo e ka paralajmëruar edhe në intervistat e fundit. Përnaska ka deklaruar se rruga e vetme për t’u kthyer në politikë dhe për të dhënë një kontribut real, është kandidimi për Bashkinë e Tiranës.
“Rruga e vetme për të dhënë një kontribut real është kandidimi për kreun e Bashkisë së Tiranës. Sigla është çështje teknike, për mua nuk ka rëndësi sigla. Për mua ka rëndësi impenjimi, përgjegjësia dhe në respektim të rregullave dhe sistemit që kemi në fuqi, ne të japim kontribut. Unë jam e gatshme të jap kontributin tim për Tiranën. E njoh shumë mirë Tiranën dhe problematikat e saj”