Një zjarr ka rënë në zonën kodrinore pranë pikës së survejim-vrojtimit, të Marinës Detare në Durrës.

Flakët kanë përfshirë zonën ku ndodhen dhe antenat, teksa nuk dihet ende se cili ka qenë shkaku i zjarrit, ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhen zjarrfikëset, që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Terreni pranë vatrës së zjarrit është mjaft i thepisur, gjë e cila ka vështirësuar vënien nën kontroll të flakëve.