Konflikti mes dy personave sot në qytetin e Kavajës ka përfunduar me vdekjen e të dyve. Policia raporton se dy viktimat janë Edmond Gosa me origjinë nga Kavaja, ndërsa tjetri me origjinë nga Kukësi, i quajtur Altin Rexha.

Gazeta Shqip mëson se konflikti mes tyre ka qenë i hershëm dhe nuk ishte hera e parë që kishin zënka. Kohë më parë Rexha e ka zënë në pritë me persona të tjerë Edmond Gosën.

Burimet për GSH bëjnë të ditur se në konfliktin e sotëm ka qenë Gosa i cili e ka goditur me thikë pas shpine fillimisht Altin Rexhën.

Ky i fundit pasi ka rënë në tokë, ka nxjerrë armën që mbante me vete dhe e ka qëlluar për vdekje Edmond Gosën.

Si pasojë asnjëri prej tyre nuk i ka bërë ballë plagëve të marra dhe kështu kanë ndërruar jetë