Efektivja e policisë Anisa Kostani ka reaguar ditën e sotme, teksa ka treguar se si paraqitet gjendja e saj shëndetësore pasi u përfshi në një aksident pak ditë më parë Tiranë.
Nëreagimin e saj Kostani ka falënderuar ata të cilët janë shqetësuar për gjendjen e e saj, ndërsa nuk e ka kursyer ironinë për komentuesit të cilët e pyesnin “si është gjarpri”.
“Ju falënderoj tepër për çdo mesazh pozitiv, ju falenderoj te gjithëve qe mu gjendet pranë; ishit te shumte. Gjendja ime edhe pse pak e rënduar po stabilizohet. Ndërsa ju te tjerëve qe shpalosni talentin shpellar neper komente, gjarpri është me mire se kurre, nen kujdesin e familjareve te mi dhe nuk e kam per obligim te pyes paraprakisht miqte e mi a kane patente me vete. Shëndet!”, shkruan ajo.
Anisa Kostani, efektivja e Policisë së Elbasanit u përfshi në një aksident gjatë mbrëmjes së 25 janarit në Tiranë. Ajo po udhëtonte pasagjere në një mjet Benz ku shofer ishte Ravier Durra, i cili ishte pa patentë. Janë përplasur me një BMË si fillim dhe nga goditja, janë përplasur me trafikndarësen.