Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Investigim

Ekskluzive! President, ministra, banka, miliona euro, gjoba dhe "Cosa Nostra", çfarë përmban dosja e Rezart Taçit

Ekskluzive! President, ministra, banka, miliona euro, gjoba dhe "Cosa

TIRANË - Rezart Taçi, kunati i tij Artur Balla dhe ish truproja e tij, Bledar Lilo, janë të përfshirë në një skemë pastrimi të parave përmes firmave të naftës, sipas prokurorisë së Palermos në Itali. Ditën e djeshnme SPAK ngriti akuza pas hetimeve disamujore që ka nisur në bashkëpunim me antimafian Italiane.

Skema e pastrimit të parave përmes transaksioneve bankare bëheshin në Shqipëri, Itali dhe Zvicër, dhe Mali i Zi,  ku Taçi dhe dy njerëzit e tij bashkëpunonin me 4 italianë për pastrimin e parave të krimit të Cosa Nostra-s.

SPAK diten e djeshme lëshoi 3 urdhër arreste, për Rezart Taçin, ish bosin e naftës në Shqipëri, i cili është ende në kërkim dhe dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo, që janë arrestuar ditën e djeshme, të cilët akuzohen për “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga grupi i strukturuar kriminal”. 

Taçi bashkëpunonte në Itali me 90-vjeçarin Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella-n, të cilët janë dy nga italianët e arrestuar në Itali, si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave, ndërsa janë në këkrim ende edhe dy italianët e tjerë I.Z. dhe D.C. 

Ish bosi i naftës në Shqipëri Rezart Taçi, ditën e djeshme ishte i ftuar në një lidhje telefonike me televizionin Top News në emsisionet Zona Zero dhe Politiko, Taçi në të dy emisionet tregoi të vërtetat e tij në lidhje me këto akuza të ngritura.

Gazeta Shqip, përmes gazetarit Thimi Samarxhiu ka siguruar dokumentin e përgjimeve dhe akuzës së ngritur ndaj Rezart Taçit kunatit te tij Artur Balla, ish truprojes  Bledar Lilo , dy shtetasve italianë Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella-n.

Biznesmeni Rezart Taçi në një lidhj telefonike për emisionin "Zona Zero" në Top News, deklaroi se është i pafajshëm. Sipas tij bëhet fjalë thjesht për hapjen e një llogarie bankare, nder që ia ka kërkuar një mik i tij. Gazeta Shqip nëpërmjet dokumentave do rëndisë të vërtetat e Rezart Taçit dhe dokumentat e përgjimeve të siguruara të përgjimeve.

Ai tha se llogaria bankare ishte për një ekonomist italian, të cilin ia kishte kërkuar si ndihmë mikut i tij që e njihte prej 25 vitesh.

Përgjimet

Në një telefonatë të kryer mes Cestagalli-t dhe Petruzzella-s, del favori që mund t’i bëjë biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, me kompaninë e tij.

Cestagalli: ...hej, për atë që folëm qëparë për kompaninë e naftës së Rezartit, të vjen në ndihmë menjëherë. Kështu që mund ta përdorësh edhe këtë kartë, se do jetë më kollaj për ty. Se në fakt nuk e mendoja që do më jepte Ok, por më tha “nëse të duhet, atëherë dakord”, kështu që mund të mbështetesh te kompania e tij e naftës, për transferimin në Singapor.

Në këtë pikë, Cestagalli, informon Rezart Taçin, për suksesin e telefonatës së mëparshme.

Cestagalli: “...të falënderon jashtë mase...mund të jetë gjëja e duhur, dhe të falënderon, këtë më tha, e ka vlerësuar jashtë mase atë që po bën”.

SPAK në Tiranë zbuloi se shuma prej 18.399.996 ishte transferuar në llogarinë shqiptare të Francesco Zummo-s më 28 korrik 2021. (Jepet edhe kodi bankar IBAN CH05007641963422002)

Fabio Petruzzella, akuzohet për bashkëpunim me Danielle Cestagalli, Rezart Taci dhe personazhe të tjerë të panjohur, për veprime në organizatën e “Cosa Nostra-s”, në lidhje me shumën 22.340.285 euro. Kjo shumë është marrë nga banka “Banca dello Stato” me emrin e Francesco Zummo, për llogari të organizatës mafioze – që konsiston në blerjen e një obligacioni argjentinas për 4 milionë euro, në monetizimin e dy fondeve  mirëbesimi të ndodhura në Lichtechtein për 18.399.966 euro. Kjo bëhej për spostimin e sasisë së fundit të parave, përmes bankës së lartpërmendur “Banca dello Stato”, në një llogari në zotërim të Francesco Zummo tek “Alpha Bank” (bankë e nivelit të dytë)në Tiranë.

Ekskluzive! President, ministra, banka, miliona euro, gjoba dhe "Cosa

(Ky është filiali i bankës Alpha në rrugën Pjeter Budi Tiranë)

Si do vinte Taçi kompaninë e tij në dispozicion të njerëzve të Cosa Nostra-s

Në një telefonatë të kryer mes Cestagalli-t dhe Petruzzella-s, del favori që mund t’i bëjë biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, me kompaninë e tij.

Cestagalli: ...hej, për atë që folëm qëparë për kompaninë e naftës së Rezartit, të vjen në ndihmë menjëherë. Kështu që mund ta përdorësh edhe këtë kartë, se do jetë më kollaj për ty. Se në fakt nuk e mendoja që do më jepte Ok, por më tha “nëse të duhet, atëherë dakord”, kështu që mund të mbështetesh te kompania e tij e naftës, për transferimin në Singapor.

Në këtë pikë, Cestagalli, informon Rezart Taçin, për suksesin e telefonatës së mëparshme.

Cestagalli: “...të falënderon jashtë mase...mund të jetë gjëja e duhur, dhe të falënderon, këtë më tha, e ka vlerësuar jashtë mase atë që po bën”.

Shuma marramendëse që do përfitonte Rezart Taçi nga ky transferim i parave të italianit Francesco Zummo

“Në hetimet e kryera deri në këtë pikë, bëhet fjalë për transferimin e shumës së parave që sipas përgjimeve, del të jenë 23 mln euro, dhe depozitimin në llogari të Francesco Zummo. Ky transferim është bërë objekt i një sërë manovrash financiare duke shmangur detyrimet ligjore,” shkruhet në dokumente.

“Veprimet u realizuan falë, ndihmës që Zummo mori nga komercialisti palermitan Fabio Petruzzella, me vendbanim në Milano.

Petruzzella, i cili prezantohet si avokat i Zummo-s, por që vepron në llogari të të moshuarit Daniele Cestagalli, ndërmjetësit zviceran me origjinë italiane dhe biznesmenit shqiptar, Rezart Taçi. Këta të fundit ranë dakord për një komision prej 4 milionë eurosh. Kjo shifër do merrej për të lehtësuar kalimin e fshehtë të shumës së madhe të parave.

Dhe falë njohjeve e kontakteve të tyre, në rang ndërkombëtar, të personazheve që mund të shmangin “alarmet” bankare të lidhur me emrat përkatës, do të kryhej ky transferim.

Menjëherë pas këtyre veprimeve, ata vazhduan me hapjen e dy llogarive në “Alpha Bank” në Tiranë, një në emër të Zummo-s dhe një tjetër në emër të Petruzella, e kështu në një kohë të shkurtër, ata urdhëruan, nga llogaria në Ticino, transferimin e parave drejt  llogarisë shqiptare.

Në planin e tyre ishte kalimi i parave të depozituara për komercialistin palermitan në Shqipëri, drejt Singaporit ose Hong Kongut, përsëri përmes kompanisë së naftës së Rezart Taçit.

Si u bë pjesë e kë tij plani presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, nga “miku” i tij Rezart Taçi

Rezart Taçi kishte ndërhyrë edhe tek Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç. Këtë të fundit e përdori për të kaluar nga “banka e Presidentit”, i cili do të merrte edhe ai shumën e vet të parave sapo transferimi të kryhej.

Në orën 20:03 tjetër telefonatë ndërmjet Danieles dhe Rezartit, zëri i të cilit nuk dëgjohet mirë.

Daniele: ...Perfekt, perfekt...pra ke vendosur që ta hapim atje?.....mirë....Po si do ja bëjmë për kalimin...më ço pak emrin, s’po i them gjë atyre deri nesër, por pastaj ia bëjmë surprizë...shkojmë te Presidenti dhe pikë, shumë mirë.

Në orën 20:06, Daniele i përgjigjet telefonatës së 11 me Rezartin, të cilit përsëri nuk i dëgjohet zëri, por ai thotë se kërkon t’i rrëfejë diçka të cilën nuk duhet ta flasë me askënd, e aq më pak me Fabion, të cilit kërkon t’ia thotë të nesërmen kur të jetë e sigurtë.

Daniele : ...tani isha në telefon me të për të organizuar një takim....e enjte, pasdite...do vijnë në Tiranë...ja pse nuk të përgjigjesha, më mori Presidenti i Bosnj...jo më fal, i Malit të Zi. Do e hapë llogarinë nga ..

E vërteta sipas biznesmenit Rezart Taçi

Taçi: Kam njohje personale me të, por nuk i  kam kërkuar asnjë favor.

Rezart Taçi njohje familjare me motrën e presidentit të Amerikës Joe Biden

Ekskluzive! President, ministra, banka, miliona euro, gjoba dhe "Cosa

Rezart Taci për Politiko në TopNews tha se për t’i shpëtuar persekutimeve të bëra kundër tij, kishte shkuar deri tek motra e Presidentit aktual të SHBA-së, Joe Biden, Valerie.

Taci: “Për shkak të një lidhje familjare që kam me familjen e presidentit të Amerikës, Joe Biden, në atë kohë i kërkova motrës së Biden që të vinte në Shqipëri për të zgjidhur situatën time.

Ajo erdhi dhe takoi Berishës dhe i kërkoi që Rezart Taçi të mos persekutohet më në mënyrë të padrejtë. Pas një periudhe paqeje nisën sërish persekutimet.”

Akuza ndaj ish ministrit Ridvan Bode se i vinte gjoba çdo 2-3 muaj

Ekskluzive! President, ministra, banka, miliona euro, gjoba dhe "Cosa

Taçi ka zbuluar se është shantazhuar dhe gjobitur nga ish-ministri i Financave, Ridvan Bode. Sipas biznesmenit, ish-ministri Bode i ka vendosur çdo 2-3 muaj, gjoba deri në 30 milionë euro.

Pjesa nga biseda:

Pyetje: Nga cili vend flisni aktualisht?

Taçi: Ju e dini mirë se çfarë do të thotë që të rritesh pa asnjë bashkëpunimi politik. Unë kam parë punët e mia dhe nuk ka bashkëpunuar politikisht. Kam punuar sipas të gjitha rregullave, por në Shqipëri është e pa tolerueshme të punosh i rregull dhe të shikosh punët e tua. Mua më janë vënë gjoba 20-30 milionë euro kundrejt personit tim çdo 2-3 muaj.

Pyetje: Kush janë këta persona që ju kanë vënë gjoba?

Taçi: Këto janë gjoba nga institucione shtetore. Deri në vitin 2015 më kanë vënë gjoba.

Pyetje: Pse nuk i keni denoncuar, nuk keni pasur besim te drejtësia?

Taçi: T’i denoncosh ata kundër atyre institucioneve që kanë pasur drejtimin e këtyre institucioneve.

Pyetje: Nuk na e thatë emrin e ministrit të Financave të implikuar.

Taçi: Është z. Bode, Ridvan Bode.

Pyetje: Keni komunikuar me të lidhur me këto gjoba?

Taçi: Është një person që nuk e flet mirë shqipen.

Ditën e sotme SPAK bën me dije se hetimet janë në vijim, ku bankave të nivelit të dytë do u kërkohet informacion për të gjitha trasaksione e tjera që këta shtetas mund të kenë bërë vitet në fundit, për të parë nëse janë bërë apo jo komform të gjitha rregullave ligjore./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore