
I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ në Top News ka qenë ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha.
Hoxha ka folur përballë gazetarit Thimi Samarxhiu për marrjen e Presidencës së Këshillit të Sigurimit nga ana e Shqipërisë.
Ai e ka konsideruar këtë një eksperiencë të mirë por edhe të panjohur për vendin, teksa ka shpresuar që ky angazhim i madh për Shqipërinë të jetë gjurmëlënës.
“Për të gjithë kjo është një eksperiencë e re dhe e panjohur. Ne jemi mësuar duke punuar dhe ndërvepruar. Nuk nuk kemi patur përplasje thjesht kemi mbrojtur vendimet tona dhe qëndrimet tona dhe sa herë kemi patur përplasje e kemi thënë me zë të fortë se çfarë besojmë dhe cilat janë qëllimet tona.
Agjenda formalisht pritet të miratohet nesër.Elementi kryesor ka të bëjë sëpari me llogaridhënie, një nga elementët më thelbësor dhe i rëndësishëem duke patur parasysh se çfarë vendi ka drejtësia.
Është shumë e rëndësishme që autorët e krimeve të sillen para drejtësisë ndërkombëtara përpara drejtësisë. Në këtë takim marrin pjesë vendet e Këshillit por edhe vendet anëtare të OKB-së.
Elementi i dytë ka të bëjë me barazinë gjinore dhe quhet agjenda e gruas, paqes dhe sigurisë. Ka të bëjë në mënyrë të veçantë në rolin e gruas dhe vendimarrjen që merren me paqen. Gjithashtu Shqipëria do të ketë nderin për marrëdhënine që ka SHBA me BE.
Performaca e Shqipërisë është e njohur me një ekip të vendosur dhe të dedikuar. Kemi një agjendë të qartë dhe plan pune. Aktivikiteti dy vjeçar i Shqipërisë të jetë gjurmëlënës. “- ka thënë Hoxha në Top News