Deputeti Gazmend Bardhi në një deklaratë për mediat tha se avokatët ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj gjatë seancës me dyer të mbyllura për heqjen e imunitetit, bënë politikë dhe kërkuan mëshirë për atë që ka abuzuar me detyrën.
Bardhi bëri me dije se opozita do të kërkojë mëngjesin e nesërm që të ndryshojë rendin e ditës për t’i dhënë dritën jeshile SPAK-ut që të vijojë me drejtësinë për Arben Ahmetajt.
Sipas tij, në dosje përfshihen edhe emra të tjerë të PS si Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj, Fadil Nasufi, Baftjar Zeqo.
Bardhi: Siç besoj e kemi transmetuar tashmë, Këshilli i Mandateve me votë anonime i vendosi për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj. Ajo ku u ndamë ishte koha kur duhet të veprojë prokuroria. Opozita e dërgoi raportin e saj, ndërkohë që mazhoranca.
Ne kërkuam të diskutohej si pikë e parë nesër, dua të konfirmoj që në emër të grupit që nesër në mëngjes do kërkojmë një ndryshim për rendin, që prokurorisë ti hapet rruga për hetimin, çdo vonesë ndihmon personin në hetim. Disa nga emra janë të kallëzuar nga ne, përmendet ish ministrja Ermonela Felaj, dy ish kryetarë Fadil Nasufi dhe Baftjar Zefo, Engjëll Agaçi, gjithë kjo organizatë.
Pyetja jonë ka qenë pse po vonohet hetimi për këtë orgaanizatë kriminale. Ahmetaj ka udhëtuar me Zoton dhe Mërtirin, avokatët erdhën dhe bënë politikë, kërkuan mëshirë ndaj klientit të tyre. Përgjigja jonë ishte se mëshirë për ata që abuzojnë me detyrën, që shpërdorojnë besimin e qytetarëve dhe nga të pastrehë bëhen me dy a tre vila nga afera korruptive nuk ka për të pasur nga ne.
LAJM I FUNDIT/ SPAK kërkoi arrestimin e Ahmetajt, PS bie dakord për dhënien e autorizimit