Kryeprokurori Olsian Çela ka folur nga Elbasani, ku pranoi se qyteti po kontrollohet nga krimi. 


Çela ngriti alarmin për paratë e pista që qarkullojnë në qytet, ndërsa u shpreh se perspektiva e të rinjve të Elbasanit s’mund të jetë rekrutimi nga bandat kriminale.


“Elbasani nuk mund të kthehet në model të siçilisë së viteve ’80. Askush s’duhet të ndihet i vetëm në përballjen me krimin.


Duhet t’i japim përgjigjen e duhur fenomeneve që po ndodhin në qytet. Asnjë para nga fondet publike s mund të shkojë në xhepat e krimit të organizuar.


Çdo element që ka të bëjë me evazionin fiskal duhe të merret në konsideratë. Nëse nuk arrijmë të kordinojmë hetimin financiar, goditjen e aseteve”, deklaroi Çela.