Festa e Pashkëve bëri që shumë nga emigratët shqiptarë në Greqi t’i rikthejë në Shqipëri, për të kaluar ditët e pushimit pranë familjeve.

Në pikën kufitarë në Kapshticë është raportuar për një numër të lartë të lëvizjeve të automjeteve.

Shqiptarët që kaluan festën e Pashkës në Shqipëri tashmë po kthehen në shtetin fqinj ku jetojnë dhe punojnë, në Greqi.

Mësohet nga policia kufitare se në palën shqiptare po punohet me sportele maksimale, tre në dalje dhe tre në hyrje. Ndërsa në palën greke janë krijuar vonesa për shkak se po punohet me sportele të reduktuara.