Gjykata e Posaçme ka konfirmuar masat e sigurisë “arrest me burg” për dhjetë personat e ndaluar në lidhje me 430 kilogramët e kokainës që u gjetën dy netë më parë në Frakull të Fierit.
Përveç 10 personave që i është konfirmuar masa arrest me burg, është shpallur në kërkime dhe shtetasi kolumbian Zaimir Rodrigues.
Këta persona dyshohen për kryerjen e veprave penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Grup I strukturuar kriminal”.
GjykataVENDOSI:
1. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Nikolin Vilajet GJOLENA me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
2. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Viktor Refat ÇERVANAKU me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
3. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Denilson Viktor ÇERVANAKU me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
4. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Zenel Refat ÇERVANAKU me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
5. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Enxhi Genci FERHATI me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
6. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Klajdi Fatmir VRIONI (alias Klajdi KODRA) me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
7. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Redion Ali MESHI me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
8. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Julian Dede MALAJ me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar.
9. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale,
caktuar ndaj personit nën hetim Bledar Pal MATOSHI me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
10. Vazhdimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Marildo Pëllumb RONA me vendimin Nr. 91, datë 24.11.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Pas tre muajsh përgjime dhe vëzhgime nga ana e SPAK-ut, Dea-s dhe policisë malazeze, operacioni policor u realizua dy ditë më parë. Kokaina e ardhur nga Kolumbia fshehur në thasë me pleh artificial, është zbuluar nga policët malazezë në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi ngarkesa mbërriti në Portin e Tivarit. Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit dhe policinë shqiptare mbajtën nën vëzhgim dërgesën derisa të shkonte në destinacionin final, Shqipërinë.
Rreth 3 mijë metra katror është sipërfaqja e pronës së Vikor Çervanakut në Frakull të Fierit, e cila u përdor si vend depozitim i 24 tonëve me plehë kimik brenda të cilit ishin tretur 430 kilogramë kokainë.
Brenda rrethimit me mur rreth 2 metër të lartë ishte banesa e ish kryetarit të komunës dhe pak më tej një magazinë në hyrje të të cilës ishin vendosur mbi disa pllaka guri thasët me pleh të cilat ishin mbuluar me një qese plastike të cilat nuk krijuan dyshim tek asnjë banor i zonës.
Lënda narkotike është porositur nga vëllai i ish-kryekomunarit Zenel Çervanaku. Në 19 janar të këtij viti ai krijoi kompaninë me aktivitet import plehrash kimikë dhe fruta ekzotikë dhe bëri porosi në Kolumbi për ngarkesën me 24 ton plehë kimik. Të përfshirë në skemën kriminale ishin dhe të afërm të tjerë të tyre me biznese të ndryshme./ Top Channel