Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, ku 3 persona kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Cakranit”, ku 46-vjeçarja Alketa Lazaj, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka mbetur e plagosur vetë ajo, nëna e saj, Vitori Lazaj, 70 vjeçe, si dhe kunati, Ardian Ahmetaj, 46 vjeç, banues në Itali. Tre të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.