Komisioni i Etikës vendosi këtë të mërkurë përjashtimin me 10 ditë për 8 deputetë të PD-së.
Luçiano Boçi, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Luan Baçi, Tritan Shehu, Ervin Salianji, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati u përjashtuan pas kërkesës së Partisë Socialiste, pasi në seancën e kaluar plenare, bllokuan foltoren e Kuvendit.
Kujtojmë se më herët është përjashtuar dhe ish-kryeministri Sali Berisha, pasi bllokoi foltoren, duke kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për çështjen “McGonigal”.