Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Tiranë, ku Eldi Allushë përplasi makinën në digën e Liqenit Artificial.
Mësohet se në makinë BMW X6 me Allushin, kanë qenë edhe dy persona të tjerë, pikërisht Jurgen Allushi e Emiljano Nina. Policia ka marrë në pyetje Jurgen Allushin ndërsa ka shpallur në kërkim Emiljano Nina, i cili rezulton me precedentë penalë.
Nga informacionet paraprake mësohet se fakti që Allushi ka dhënë dëshmi kontradiktore, dyshohet se shofer ka qenë Emiljano Nina.