(Joan Muçollari, i plagosuri)
Janë identifikuar autorët e atentatit që la të plagosur Joan Muçollarin ditën e sotme në Pogradec.
Mësohet se Greisi Maxhari dhe Firedeus Berberi kanë qenë dy personat që duke lëvizur me makinën e tyre, kanë zbrazur armën drejt Muçollarit për ta vrarë atë. Fatmirësisht ai ka mbijetuar, duke shkuar vetë në spital, teksa tani ndodhet në reanimacion.
E gjithë ngjarja duket se ka në qendër hakmarrje pas një konflikti më shumë se dy vjeçar mes njërit prej atentatorëve dhe familjes nga Pogradeci.
Ngjarja sot ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel Voloreka ndërkohë që ishte i mbushur me pushues. Joan Muçollari është i biri i pronarit të hotelit, ndër Firdeus Berberi është djali i Ilir Berberit, një ndër personat e arrestuar për atentatin e dy viteve më parë. Bashkë me Berberin në atë kohë për këtë rast u arrestuan dhe Ilir Meçollin 22 vjeç, Ardian Xhutin 29 vjeç dhe Elvir Haxhian 32 vjeç.