Gjykata e Apelit të Posaçëm ka miratuar masat arrest me burg për 5 të akuzuarit për laboratorin e kokainës që u zbulua në Frakull të Fierit.

Enxhi Ferhati, Bledar Matoshi, Klajdi Matoshi, Redin Meshi dhe Julian Malaj, do të vijojmë të qëndrojnë pas qelive.

Sipas informacioneve, raportohet se në apel u shqyrtua kërkesa për ndryshim mase vetëm për 5 nga të akuzuarit, pasi pjesa tjetër e të arrestuarve nuk paraqitën ankimim.

5 nga të akuzuarit që u lanë në burg nga apeli i GJKKO-së, kanë kërkuar masë më të butë sigurie ose atë të burgut me afat deri në daljen e përgjigjeve të analizave, pasi ata pretendojnë se nuk kanë pasur informacion për kokainë.