Dy grupi kriminale, të cilat merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike janë goditur nga policia e Tiranës.
Kreu i Policisë, Tonin Vocaj, tha se 20 perona janë arrestuar, dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim.
Policia ka publikuar momente nga arrestimi i këtyre peronave, të cilët vepronin si grup i strukturuar kriminal në shpërndarjen e lëndëve narkotike pranë shkollave, lokaleve të natës dhe ambienteve të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.
Mes të arrestuarve janë: Fabian Qoku,Redi Lolaj, Eduard Hysa, Dorjano Çela, Enver Mehmeti, Fatbardh Bardhi, Martin Kuka, Marsel Gjona, Mariglen Hoxha, Muharrem Tarushi, Polikron Shabani, Erion Xhaxho, Altin Llani, Jurgen Hasamataj.