Dita e sotme ka nisur me ndryshime në Policinë e qarkut të Korçës.

Bëhet e ditur se Kreshnik Alimadhi është emëruar në drejtimin e Komisariatit të Devollit, duke zëvendësuar Besim Palamanin i cili po hetohet për shpërdorim detyre dhe është pezulluar disa ditë më parë nga detyra e shefit të komisariatit.

Ndërkohë dhe Oltion Agolli që ka drejtuar komisariatin e Pogradecit, zhvendoset me lëvizje paralele më Sarandë. Agolli ka zëvëndësuar Klodian Kondin, ndërsa ky i fundit do të drejtojë komisariatin e Pogradecit.