Është vetëdorëzuar në Polici autori i plagosjes së trefishtë në Laprakë. Mbrëmjen e djeshme Altin Mergjushi plagosi me thikë tre persona në një lokal në Laprakë, Tiranë.

Mergjyshi, 40 vjeç, ka goditur me thikë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, shtetasin R. Rr., 40 vjeç dhe shtetasin italian M. M., 47 vjeç.

Si pasojë 3 shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, ndërsa 64-vjeçari Viktor Rrapollari ndodhet në gjendje të rëndë.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur për konflikte punësimi, ku autori ka qenë i punësuar në biznesin e të plagosurve

Burimet bëjnë me dije se Mergjushi njihet në zonë si përdorues lëndësh narkotike.