Pak minuta më parë mjeku Fitim Marku në Spitalin e Traumës u arrestua nga policia pasi u kap në flagrancë duke marrë 20 mijë lekë ryshfet.
Mjeku i Spitalit të Traumës Fitim Marku është shoqëruar në Komisariat me akuzën e korrupsionit.
Mësohet se ka qenë një agjent i policisë së Tiranës i cili u paraqit si pacient dhe i dha 20 mijë lekë, e më pas ndërhyri për arrestimin e tij.
Policia nuk ka ende një deklaratë zyrtare mbi këtë aksion.
Burimet thanë se ndaj mjekut ka pasur ankesa te shpeshta se kërkonte rryshfet.