Një i ri nga Berati është dërguar në spital ditën e sotme pa shenja jete.
Mësohet se 30-vjeçari Dorian Kovaçi është dërguar orët e para të mëngjesit në spital nga shoku i tij. Dyshohet se shkak për vdekjen e të riut është overdoza nga heroina.
Ndërkohë që shoku që e solli në spital në dëshminë e tij para policisë mendonte se Doriani po flinte. Mjekët tentuan që ta sillnin në jetë të riun por nuk arritën që t’ia dilnin.
Policia ka bërë kontroll në banesën e të rinjëve, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e ngjarjes.