Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Savona të Italisë mbrëmjen e djeshme ku një 28 vjeçare shqiptare është vrarë me armë zjarri nga një person.

Viktima është Danjela Neza ndërsa autori i ngjarjes është 27 vjeçari Sefayou Sow i cili ka marrë në telefon policinë pas ngjarjes duke i njoftuar për krimin e rëndë që kishte kryer. Pavarësisht mbërritjes së ambulancës në vendngjarje, e reja shqiptare nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës së marrë.

Mediat italiane shkruajnë se i riu nga Guinea e ka qëlluar me plumb në kokë shqiptaren pas ndarjes së tyre. Ai tha se pas debatit që  përfundoi në përfundimin e lidhjes së tyre dhe ofendime ka marrë armën nga bagazhi i makinës së tij dhe e ka qëlluar ish të dashurën duke i shkaktuar vdekjen.