Dashamira Dokle 60 vjeç është gjendur e pajetë në banesën e saj në Elbasan. Mësohet se 60- vjeçarja jetonte në kushte të këqija ekonomike në lagjen “Kala”. 

Shtëpia ku prej vitesh 60- vjeçarja jetonte ishte e rrënuar dhe e shkatërruar nga tërmeti, ndërsa autoritetet nuk i kanë dhënë asnjë ndihmë për të përballuar kushtet e mjerueshme në të cilën jetonte. 

Policia ndodhet në vendngjarje pasi është telefonuar nga mbesa e të ndjerës. Pritet që ekspertiza mjekoligjore të zbulojë, shkakun e vdekjes së 60- vjeçares.