Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm të tritolit në kryqëzimin e Selitës, ka mbetur i plagosur në këmbë edhe një kalimtar. Ai është marrë me ambulancë dhe është shoqëruar në spital.


Nga të dhënat e para mësohet se në makinë ka qenë vetëm një djalë i ri, i veshur me rroba të bardha, i cili është transportuar në spital dhe po lufton me jetën.


Objektiv i atentatit mësohet se ka qenë vëllai i Armando (Tonin) Gjinit, Preng Gjini.


Tonin (Armando) Gjini u vra në atentat në 12 gusht 2019 në Rrëshen. Armando Gjini u ekzekutua para syve të dy fëmijëve të tij në Rrëshen në gusht të vitit të shkuar. Familja Gjini është e njohur për përfshirjen në trafikun e drogës dhe viktima konsiderohej si “ushtari” i Met Kananit, gjithashtu i përfshirë në këtë trafik.


Policia në vendngjarje ka vënë një perimetër mjaftë të gjerë sigurie, ndërsa në kryqëzimin e Vasil Shantos është ngritur postblloku i parë i policisë dhe është devijuar trafiku.