Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka pranuar ditën e sotme propozimin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për masën disiplinore “shkarkim nga detyra” ndaj magjistratit Sali Hasa. 

Bëhet me dije nga burimet për mediat se po ashtu prokurorit të Sarandës i është pezulluar edhe përfitimi i pagës 50%, deri ne marrjen e vendimit të formës së prerë nga gjykata.

Sipas dosjes hetimore, prokurori Hasa dyshohet se ka pushuar çështjen e shtetasit Emiljano Mirani të akuzuar për “plagosje të lehtë” përmes ndërmjetësimit të motrës së këtij të fundit Elsona Papa, punonjëse e Policisë Bashkiake Sarandë.