Viktima nga zjarri në Komisariatin e Kamzës 26 vjeç, i arrestuar për dhunë në familje.
Viktima është 26 vjeçari Arben Mici i cili është arrestuar këtë pasdite nga policia e Kamëz për dhunë në familje. Sipas Fax Neës, i riu i ka vënë vetes flakë brenda dhomës së izolimit.
Nje grup ekspertësh të zjarrëfikësve si dhe një grup ekspertësh nga departamenti i krimeve janë duke hetuar shkaqet e zjarrit në komisariatin nr 5. Pas shuarjes së zjarrit grupi tashmë ka nisur procedurat dhe administrimin e provave të gjendura në vendngjarje. Gjithashtu edhe AMP( ish SHCCBA), pranë komisariatit nr 4 është përfshirë në hetime.
Njoftimi i policisë:
Më datë 26.03.2022, në Kamzë, në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në rrethana ende të paqarta, ka rënë zjarr dhe si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore shtetasit e ndaluar A. M., D. I., dhe punonjësi i policisë H. B.
Shtetasi A. M., ka ndërruar jetë në spital. Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve dhe të punonjësve të Policisë të Komisariatit Nr. 5, zjarri u shua. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.