32-vjeçari Mario Muka është shqiptari, i cili humbi jetën mbrëmjen e të hënës në Gjermani, pasi u ekzekutua në një atentat.
Mësohet se Muka kishte emigruar drejt Gjermanisë katër vite më parë, në 2018-ën, ndërsa në vendin tonë ishte pronari i pike karburanti në Shijak.
Nuk dihet ende shkaku i vrasjes, teksa nga mediat vendase raportohet që autorët i bënë pritë dhe më pas e qëlluan me 4 plumba, dy prej të cilëve e kapën në kokë, duke i marrë jetën direkt.
Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 19:50 minuta të së hënës, kur 32-vjeçari shqiptar ka qenë duke u kthyer në banesë, me një biçikletë, në momentin kur është sulmuar nga dy persona.