Një 37-vjeçar është shpallur i pafajshëm nga drejtësia italiane, pasi krey dy vite burg për drogë.
Fagert Hilaj është arrestuar në prill të vitit 2021, ku u akuzua për përdorimin e lëndëve narkotike brenda ambientit të lokalit të tij në Terni. Hilaj u akuzua se kishte lejuar që vendi – V Pub – të frekuentohej gjatë gjithë vitit 2020 nga njerëz që merrnin drogë atje, veçanërisht kokainë. Në atë kohë, i mbyllën dhe lokalin, duke i hequr liçencën e biznesit.
Pas dy viteve burg, Hilaj u shpall i pafajshëm nga drejtësia italiane, duke fituar lirinë.