Arbër Sula, 27 vjeç banues në Sauk, është efektivi i policisë që vrau Jurgen Dukën mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në brendësi të një marketi në rrugën “Irfan Tomini”, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Jurgen Duka.

Ky i fundit dyshohet se në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij shtetasin O. D., kanë hyrë në market. 

Jurgeni dhe autori i vrasjes nisin të kapen me fjalë para banakut të shitësit ku po bëjnë pagesën.

Sipas dëshmisë së shokut të Jurgenit në polici gjithçka nisi për radhën se kush do paguajë i pari.