10 persona ranë në prangat e policisë, pas një operacioni të zhvilluar nga SPAK, DEA amerikane dhe autoritetet malazeze që çoi në zbulimin e një laboratori kokaine.

Një prej të arrestuarve ishte dhe Bledar Matoshi, i cili njihet për lidhjet e tij me një prej personazheve më të njohur të botës së krimit që aktualisht qëndron në Dubai dhe është i skeduar edhe më herët për trafik kokaine.

Matoshi u ndalua në rrugën e Arbrit bashkë me disa miqtë e tij, ndërresa në mjetin e tyre u gjetën armë. Dyshohet se Matoshi dhe shokët e tij do të merrnin ngarkesën nga Fieri, për ta përpunuar më pas drogën.